Lajme

Gashi e quan hajn Ardian Kastratin e PDK-së: Ja momenti kur ja bëri me sy Rrahman Jasharajt

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:06 / 30 September 2022

Analisti dhe publicisti, Shkëlzen Gashi e ka quajtur hajn dhe plagjiator deputetin e PDK-së, Ardian Kastrati.

Madje ai e tregoi një rast kur kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj po raportonte para deputetëve të Kuvendit në kuadër të komisionit parlamentar.

Sipas tij, aty ishte një moment kur “ai hajni (Kastrati) ia bëri me sy (Jasharajat) dhe e lëshoi mbledhjen e komisionit”.

“Grevistët po lypin nga 100 euro. Unë e kam përshtypjen se BSPK-ja ka qenë e kapur nga regjimi 20-vjeçar. Për 20 vjet s’kanë bërë kurrë kësi greva, dhe i dyti argument është kur kur raportoi kryetari i SBAShK-ut në komision, ke ai deputeti i PDK-së, ai plagjiatori që në gjuhën e popullit është hajn dhe ia bëri me sy i tha çohu tash dhe e lëshoi mbledhjen e komisionit parlamentar”, tha Gashi në T7.

Mes tjerash, ai tha se edhe po të ishte LVV-ja në pushtet më herët do t’i kapte sindikatat.