Lajme

Gashi: Këta të LDK-së le që nuk e parashohin luftën, por organizonin zgjedhje në kohë të luftës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:13 / 10 August 2022

Ish-këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Shkelzen Gashi, ka thënë se zyrtarët e LDK-së nuk parashohin luftën.

Gashi këtë e ka lidhur pas deklaratave të Kurti për tensione dhe mundësinë për luftë mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Gashit, LDK-ja edhe në kohë të luftës kanë organizuar zgjedhje parlamentare, prandaj sipas tij, nuk mund të parashikojnë luftën.

këta të LDK-së le që nuk e parashohin luftën, po as nuk e shohin, prandaj në kohë të luftës më 22 mars 1998 organizonin zgjedhje parlamentare e presidenciale. qetësi atje rreshti i parafundit.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Kurti këto ditë në disa deklarata për media të huaj ka përmendur se ka rrezik të lartë për një luftë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.