Lajme

Gashi: Komandantët që e vodhën Bekimin… Drenica duhet të dijë kush i vodhi natën votat e nipit të Adem Jasharit…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:29 / 7 August 2022

Shkruan Lirim Gashi

Shpesh thuhet :

Drenica është zemra e shqiptarisë, Dugagjini është zemra e shqiptarisë, Llapi është zemra e shqiptarisë e kështu me radhë. Mashallah krejt zemra kishim qenë e se kishim dit.

Vetëm njerëzit skajshmërisht injorantë dhe të pabesë, që duan t’i fshehin krimet e tyre të panumërta nën strehën e patriotizmit të rremë i përshkruajnë Drenicen, Dugagjinin dhe Llapin si persona të përveçëm të ndërtuar ekskluzivisht nga mjalta.

E vërteta është kjo :

Heronj janë për mua të gjithë ata drenicakë që e bëjnë dallimin ndërmjet Komandantit legjendar Adem Jasharit dhe hajduteve kllosharë, që ia vodhën votat natën nipit të tij Bekimit, me trena bullgarë.

E për hajnitë, krimet dhe pabesitë e tjera as që dua të flas, sepse më duhen shumë kamionë e edhe më shumë thasë.

Edhe për Dugagjinin vlen e njëjta.
Heronj janë të gjithë dugagjinasit që e bëjnë dallimin midis luftëtarit dhe politikanit Ramush, të cilit i dolën në paqe të gjitha të metat në fushë.

Lufta për atdhe nuk është biletë për hajni dhe grabitje në paqe, sepse e shndërron pastaj në dreq çdo melaqe.

E njëjta vlen edhe për Llapin.
Nuk mund të krahasohen Isa Mustafa dhe Agim Veliu me Zahir Pajazitin, sepse një gjë e tillë është e pamundur, pa e shndërruar të vërtetën në një leckë për fshirjen e haletit të tundur.