Lajme

GASHI: MEDIAT TONA TË SHITURA JANË RRJETI I MARIMANGAVE SERBE DHE RUSE NË KOSOVË

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:43 / 8 September 2023

Autor : Lirim Gashi

Mediat tona të shitura janë kolona e pestë që e godasin vazhdimisht me thikë pas shpine popullin dhe shtetin e tyre, ose më mirë të them krahu i zgjatur i shërbimeve sekrete serbe dhe ruse.

Ato funksionojnë si një rrjet marimangash serbe dhe ruse dhe mbulojnë të gjithë territorin e Kosovës, Shqipërisë, si dhe pjesën e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi ku jetojnë shqiptarët.

Zëdhënësi i opozitës sonë, i cili e thotë atë që liderucet e partive tona opozitare kurrë nuk guxojnë ta thonë, nga frika e humbjes edhe më të madhe të përkrahjes në popull, është Edi Doping Ramoviq.

Ndërsa shefi i kolonës së pestë, i cili menaxhon mediat e Sputnikut në Kosovë nga Tirana, është Baton Stanishiq. Ekzekutuesi i skenarëve të tij të pista, si trillimet dhe ekzagjerimet mikroskopike të aferave të paqena korruptive, është Borat Buzhala, bashkëpunëtori i ngushtë i Nikolla Grueskit, pra i kriminelit numër një maqedonas dhe i thithësit të pasionuar të gjakut shqiptar, që u arratis në Hungari, ku e strehoi nga përgjegjësia para autoriteteve gjyqësore maqedonase, fashisti Viktor Orban, i cili është shoku më i mirë i Vuçiqit pas Edi Doping Ramoviqit.

Ai do të mbahet mend si organizator i peticionit për kalimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës në këmbim të liberalizimit të vizave, sikur shqiptarët të jetonin në kushte lufte, ku për shkak të varfërisë dhe pisllëkut të paparë kërcënoheshin me vdekje nga kolera, SIDA. sifilisi, morrat, zgjeba dhe ebola, ndaj u detyruan t’i dhuronin një pjesë të territorit të tyre Malit të Zi, për ta blerë udhëtimin e lirë në Evropë, për shkak të mundësisë më të madhe për t’u shëruar atje dhe për të shpëtuar nga vdekja masive. Ai do të mbahet mend edhe si përkrahësi më i madh i Bashkimit të Komunave Serbe dhe Gjykatës Speciale.

Ai do të mbahet mend edhe si gazetaruci më grykës dhe zhvatës i të gjitha kohërave, që do ta shiste edhe gruan e tij për para.

Qeveria e Kurtit dhe qytetarët e Kosovës e kanë fatin e keq që 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit të thumbohen pas shpine nga gjarpërinj të tillë tradhtarë, tinëzarë, zhvatës, të rrezikshëm dhe helmues. Pyes veten pse janë kaq të uritur për të zhvatur, shpifur, gënjyer, mashtruar dhe tradhtuar popullin dhe shtetin e tyre? Sepse karakteri i tyre është jashtëzakonisht i poshtër, ndërsa zhvatja dhe tradhtia, pasion, obsesion dhe drogë e tyre.