Ballina

Gashi: Ndeshje futbolli mes Kosovës dhe Serbisë…opozita po bënë tifo për Vuçiqin…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:12 / 29 December 2022

Gashi ka ironizuar një ndeshje futbolli mes Kosovës dhe Serbisë, ja përshkrimi i tij …

Statusi i plotë i Shkëlzen Gashit në rrjetin social facebook

ndeshje futbolli mes kosovës dhe sërbisë. kapiten i kosovës është albin kurti, kurse i sërbisë aleksandar vučić. në bankën e rezervistëve të kosovës janë përfaqësuesit e partive politike opozitare të kosovës, ndërsa në tribunat e tifozëve të kosovës janë vendosë edhe mbështetësit e partive politike opozitare, përfshi ‘gazetarët’ e ‘analistët’ e tyne.
sa herë që ekipi i sërbisë po ka ndonjë shansë të mirë ose edhe po shënon ndonjë goll kundër kosovës, banka e rezervistëve të kosovës dhe mbështetësit e tyne të vendosun në tribunat e tifozëve të kosovës, po bajnë tifo për vučić-in e kundër kurtit dhe po shashtrisen prej gëzimit. e kur ekipi i kosovës po ka ndonjë shansë të mirë dhe po shënon goll kundër sërbisë, këta tipa po heshtin e po bijnë në depresion.
o njerëz, kuptojeni se kjo sjellje nuk është normale!