Lajme

Gashi: Nëse LDK i fiton zgjedhjet është e hapur për krejt partitë për koalicion

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:07 / 9 September 2024

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet, do të jetë e hapur për koalicion me të gjitha partitë.

Këtë deklaratë ai e dha në emisionin DPT Te Fidani.

“Mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të vie në pushtet përmes fitores. Është parti që duhet të vie në pushtet përmes fitores”, tha Gashi.

Ai thekson se nëse LDK-ja i humbet zgjedhjet, atëherë vendosin organet e partisë se çfarë hapash do të marrin.

“Mendoj se nuk ka vullnet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, që të bëhet një koalicion duke mos qenë i pari”, theksoi i pari i deputetëve të LDK-së.