Shkruan Lirim Gashi 👇
Albini jo vetëm që i imponon vazhdimisht Vuçiqit një politikë dhe diplomaci defenzive, por edhe vazhdimisht e detyron atë të tregojë fytyrën e tij të shëmtuar para komunitetit ndërkombëtar politik, diplomatik dhe ushtarak.
“Nëse paraardhësit e Albinit do të ishin sjellë njësoj si ai, Serbia e cila doli nga lufta si humbëse e trefishtë me ekonomi, ushtri dhe infrastrukturë të shkatërruar, nuk do të mund ta ndalonte kurrë mbylljen e shtetësisë së Kosovës.
Fatmirësisht për ne, ata bënë një sërë gabimesh amatore në negociatat e Brukselit dhe pa nevojë u futën në vështirësi të paimagjinueshme”,–tha Ivica Daçiq gjashtë muaj më parë, në një bisedë të brendshme me bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij politikë, për të cilën u raportua pothuajse nga të gjitha gazetat e njohura serbe.