Ballina

Gashi: Njerëzit e frikësuar…e frikshme kjo klimë e krijuar për luf.të

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:56 / 22 June 2023

Nga Astrit Gashi

Nuk ishte i pari qe ma beri pyetjen e njejte. Para tij ishin edhe 3 a 4 te tjere. Vetem sot. Dy nga ta me kursyen nga pergjigja. Me pyeten dhe u pergjigjen vet. Ata tashme ishin te bindur.

-Allahile a po bohet lufte, se ti e din? Me pyeti.
Kishte veshur uniforme te kalter.
-Ti e din ma mire se une! Ia ktheva, duke shikuar edhe uniformen e tij.
-Jaaa, ti e din se na jo!
E shikova 30 sekonda dhe ia ktheva shkurt, si me rafall:
-Nuk e besoj! Shpresoj qe jo.
I thash dhe pauzova shkurt.
-Une i kam hanger do vjet, po me dhimbsen keta te rinjt! Me tha dhe vazhdoi ne punet e tij duke ma ngritur doren me respekt per te pershendetur.

Isha ne veture, duke ecur nga supermarketi, dhe mendova: Nuk po me pelqen kjo frike e kjo klime e luftes.

Kosova ka nevoje per ZHVILLIM. Kosova ka nevoje per MIREQEVERISJE ne tere territorin e saj kushtetues. Kosova ndoshta, ne momentet kur ka keso pyetje, me shume se cdo here tjeter, ka nevoje per ALEATE!

Naten e mire Kosove, kudo qe je!