8:12 / 28 November 2022
Blerim Gashi nuk është pajtuar me komentin e deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati teksa ky i fundit ka kritikuar kryeministrtin Kurti për keqqeverisje.
Gashi iu drejtua Kastratit, se më 14 shkurt kur edhe janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, Kurti ua ka gërditë politikën, shkruan Gazeta10.
“Në sytë e Kastratit e të sojit të tij, është zi e terr. Ua ka gërditë politikën më 14 shkurt. Na a me lugë të dukatit kemi hangër për 20 vjet a? Nuk është në rregull kjo. Unë të kuptoj që duhesh me ba propaganda, por mos të vjen marrë prej korrupsionit.
Kastrati-Gashit: Ma thuaj një rezultat të kësaj Qeverie