Lajme

Gashi për videon e VV-së: Opozita është bllokuar, marre me ta qit hajninë në pah

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:33 / 10 January 2023

Komentatori politik, Blerim Gashi në emisionin “Politiko” ka komentuar videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje që ka akuzuar LDK-në, PDK-në e AAK-në për korrupsion, zhvatje e pasurim me politik, raporton Gazeta10.

Gashi ka thënë se kjo video e ka bllokuar opozitën sepse është keq me ta qit hajninë në pah.

“Është bllokuar opozita, ma keq është më të kallxu që ke vjedh e ke rrejt e ke bërë korrupsion, sepse është marre me ta qit vjedhjen e hajninë në pah, se sa me vjedh vetë e me rrejt vetë e me mashtruar vetë.”, ka thënë Gashi.

Tutje Gashi, ka krahasuar këtë qeverisje me ato të kaluarat duke thënë se tani më nuk po ka vjedhje të Thesarit në mesditë, nuk ka Lista Serbe, nuk u lejuar mbajtja e referendumit serb etj.

Gjatë ditës së sotme partia në pushtet ka publikuar një video ku sulmonte kundërshtarët e vetë politik, duke i akuzuar për zhvatje e pasurim me politik./Gazeta10