Ballina

Gashi: Problemi i gjithë kësaj ka emër- Albin Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:27 / 13 June 2023

Analisti Dardan Gashi ka cilësuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti si origjinën e problemit të situates aktuale të vendit.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Gashi ka thënë se nëse dikur Serbisë iu vendosen sanksone, sot po i “vendosen” Kosovës si rrjedhojë e veprimeve të Kurtit.

“Sanksione Kosovës Evropa dhe Amerika me i vendos pas 30 vjetësh…me rëndësi është para 30 vjetëve sanksionet kanë qenë instrumenti me largu Serbinë prej këtu, sot Albin Kurti na ka pru në këtë situatë…këtë ka kohë që e kemi paralajmëru. Që Kosova e Albin Kurtit po shkon në këtë rrugë dhe jemi ofendu, ‘tradhëtar’ e këto. Prapë mundohen ta caktojnë fajtor Edi Ramën veç jo Albin Kurtin. Origjina e këtij problemi ku jemi sot është eksluzivisht Albin Kurti”, ka deklaruar ai.