Lajme

Gashi: PSD-ja rritet kur e kalon hendekun e idhnimit për shkak të ndarjes tragjike nga VV

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:11 / 21 October 2022

Analisti Blerim Gashi ka thumbuar PSD-në, duke thënë se kjo parti do të rritet vetëm atëherë kur e kalon fazën e hidhërimit të ndarjes nga Lëvizja Vetëvendosje dhe humbjes politike.

Gashi në Info10, ka deklaruar se PSD-ja duhet të merret sa më pak me Albin Kurtin e më shumë me kauzat sociale, raporton Gazeta10.

“Po, PSD-ja do të rritet vetëm kur ta kalon hendekun e idhnimit për shkak të ndarjes tragjike nga VV-ja dhe humbjes kolosale politike, pas ndarjes së tyre. Sa më pak që merren me Albin dhe e bëjnë epiqendër të sulmit, këta e kanë me intencë, ngarkesa psikologjike, vetanake që e kanë me Kurtin këta nuk i lenë me dalë nga humnera”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10