1:57 / 27 July 2023
Sipas shefit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ajo çfarë do të mbahet mend nga qeverisja e kryeministrit Albin Kurti, është dëmi që kjo qeveri i ka shkaktuar Kosovës.
Gashi ka përmendur prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, mungesën e investimeve në vend, si dhe siç tha ai dëmi i Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Nuk pres ndonjë ashpërsim të madh, përveç masave të qeverisë për de-eskalim që do t’i ndërmerr së shpejti. Çka do të mbahet mend, është vetëm dëmi që ia ka bërë Kosovës. Dëmi në kuptimin e reputacionit ndërkombëtarë dhe raportet me partnerët, si dhe dëmi në aspektin e investime në Kosovë, si dhe shumë dëme tjera.” – u shpreh Gashi në PolitikOFF. /Gazeta10