Lajme

GASHI: QEVERIA KURTI JO VETËM QË ËSHTË QEVERIA MË E PASTËR NË BALLKAN, PO EDHE NË MBARË EVROPËN

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:37 / 6 January 2023
Nga Lirim Gashi
Në asnjë rrethanë nuk duhet të harrojmë një gjë.
Së shpejti do të kalojnë plot dy vjet pa e përjetuar nga qeveria jonë asnjë aferë korrupsioni, sepse kemi një Kryeministër socialdemokrat, të ditur, të sjellshëm, të moralshem, të ndershëm, të vendosur dhe patriot, vlerën e të cilit nuk mund ta matim kurrë ashtu siç e meriton. .
Ai quhet Albin Kurti.
Disa qindra njerëz të varfër në tru dhe karakter pyesin veten dhe ne:
Pse Kosova është më keq ekonomikisht në vitin 2023 sesa në vitin 2019, kur kryeministër ishte Avdullah Kokëhudër Kotinski “koji razume pomało srpski, ali dovoljno dobro da jebe svom narodu i svojoj državi sve po spisku ?
Vetë pyetja tregon se sa të këqij, të pasjellshëm, të pandershëm, të pamoralshëm, hipokritë dhe cinikë janë këta njerëz.
Sepse duket se po harrojnë me vetëdije se ne jetojmë në një botë të shkatërruar nga viruset, krizat dhe luftërat më të rrezikshme dhe përgjakshme që nga Lufta e Dytë Botërore.
Edhe më keq:
Jetojmë në një botë të mbërthyer nga një recesion i thellë dhe vetëm falë qeverisë sonë patriotike, të matur dhe kursimtare, ky shtet jo vetëm që nuk falimenton, por ka një buxhet të konsoliduar.
Dhe në vend që të kenë turp të jashtëzakonshëm për të kaluarën e tyre të turpshme, disa politikanë opozitarë dhe mediat e tyre private, të cilat mbajnë fajin kryesor për gjithçka të keqe që i ka ndodhur këtij populli dhe këtij vendi, vazhdimisht po ia bëjnë jetën ferr qeverisë sonë, duke u ankuar dhe duke gënjyer për të çdo ditë, se Albin Kurti është fajtor për gjendjen në Veri të Kosovës.
Pra për gjendjen të cilën e planifikuan dhe e zbatuan së bashku me kriminelët serbë të luftës dhe paqes nga Lista Serbe, vetëm dhe vetëm për të rrëzuar qeverinë e tij, e cila nuk i lejon të vjedhin dhe të tradhtojnë përgjithmonë.
Nëse këta njerëz do të kishin pesë gram sens, moral e nder dhe pesë qeliza te shëndosha truri, do të ishin zhdukur shumë kohë më parë nga arena politike.
Por jo, ata duan të kthehen në vendin e krimit dhe tradhtisë dhe ta vazhdojnë shkatërrimin e shtetit, së bashku me vëllezërit e tyre nga Lista Serbe.
Dhe jo vetëm kaq:
Ata e urrejnë Albin Kurtin aq shumë, saqë do të gëzoheshin si fëmijë të vegjël nëse veriu i Kosovës do të bëhej sërish pjesë e Serbisë, për ta fajësuar atë për tradhtinë e tyre dhe për të rrëzuar qeverinë e tij.
Eh, pa malo sutra.
Qeveria e Kurtit është e vetmja e pastër jo vetëm në mbarë Ballkanin Perëndimor por edhe në mbarë Evropën Lindore.
Pra, ata kurrë nuk do të kenë sukses sepse qytetarët e Kosovës kanë mësuar diçka nga e kaluara e tyre.