Postimi i plotë i Lirim Gashit në rrjetin social facebook
Sadri Ramabaja ynë i dashur dhe i shtrenjtë sot u shpall i pafajshëm.
Unë, Lirim Gashi, jo vetëm që nuk kam dyshuar kurrë në pafajësinë e tij, por përkundrazi, gjithmonë kam dyshuar në fajin dhe mëkatin e pafalshëm të kriminelëve të atëhershëm në pushtet, që ia shkaktuan një dhimbje kaq të tmerrshme.
Më saktësisht, kam dyshuar dhe vazhdoj të dyshoj në fajin dhe mëkatin e kriminelëve të pacipë që e kanë cenuar kaq tmerrësisht, jo vetëm dinjitetin e tij dhe të familjes së tij të dashur, por edhe dinjitetin e të gjithë njerëzve të mirë që e urrejnë padrejtësinë.
Zemra mal për këtë vendim të drejtë.
Nuk ka dëmshpërblim të denjë për ditët e ferrit, megjithatë shteti duhet të gjejë mekanizma ligjor që viktima ta ndiejë sërish drejtësinë dhe dinjitetin në shpirtin e tij të lënduar, sepse në këtë rast i është cenuar tmerrësisht.
I lutem Zotit që ajo që i ndodhi Sadriut të mos i ndodhë kurrë më askujt në këtë vend.
Lajme
Gashi: Sadri Ramabaja ynë i dashur dhe i shtrenjtë sot u shpall i pafajshëm
1:38 / 12 November 2022