Lajme

Gashi “shpërthen” ashpër ndaj mediave: Qysh s’po ju vjen marre, bre?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:05 / 31 May 2023

Analisti politik Shkëlzen Gashi, ka reaguar pas raportimeve të mediave të huaja lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se mediat ndërkombëtare po e mbështesin Kosovën në këtë situatë, derisa disa të tilla në Kosovë po e përkrahin Serbinë, përcjell Bota sot.

“Mediat ndërkombëtare, si CNN, New York Times, The Guardian… tu e mbështetë Kosovën, e një pjesë e konsiderueshme e ‘mediave’ kosovare… tu e mbështetë Serbinë… qysh s’po ju vjen marre, bre?”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook.

CNN në raportimin për incidentet e fundit, ndër tjerash ka raportuar se kriza në Kosovë mund t’i sigurojë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, një lehtësim të mirëpritur, pasi ai shpesh e ka përdorur nacionalizmin serb si një thirrje për përkrahësit e tij.

Kjo sipas medias, vjen në kohën e protestave kundër qeverisë së Vuçiqit dhe “kulturës së dhunës” mbi të cilën ajo ka mbizotëruar në Serbi.