Ish-ambasadori, Qëndrim Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se qeveria e Kosovës është fajtore për humbje të dinjitet dhe prishje të aleancave me partnerët.
Dinjiteti i Kosovës është përdhosur sot jo nga policët, jo nga protestuesit aq shumë, sa nga ata që kanë prishur aleancat tona me partnerët”, tha ai.
“Deklarata e kryeministrit sot ishte si e një partie jo të ezauruar. Më vjen keq për simpatizantët e VV-së. Ata po e shohin që lidershipi është katapultuar dhe se ata po shikojnë ku do të bien se nuk e dinë. Kosovës i duhet lidership që do ta riparojë aleancat”, shtoi Gashi
“Votuesit e Vetëvendosjes tani janë duke e parë që me votën e tyre kanë bërë mëkat, pra duhet me gjetë rrugë qysh me u pastru prej këtyre mëkateve ata që e votuan Albin Kurtin”
Qëndrim Gashi- Pressing