Ballina

Gastronomet paralajmërojnë ngritjen e çmimeve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:32 / 13 March 2022

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka paralajmëruar ngritjen e çmimit në gastronomi për shkak të ngritjes së çmimeve të produkteve të furnizmit. Kjo shoqatë kërkon që TVSh-ja të jetë 8 % në mënyre që të dalin nga kriza në të cilën ndodhen.

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, thotë për KosovaPress, se ngritje do ketë në të gjithë gastronominë.

“Nuk është që do rritet vetëm çmimi i makiatos, ka ngritje pothuajse të gjithave produkteve në sektorin e gastronomisë si pasoj e kostos së lartë së prodhimit dhe kostos së lartë së transportit dhe furnizimit gjë e cila ndikon në blerjen e produkteve nga furnitorët.. Nuk është kjo një lloj vendimi, kjo është gradualisht, shkon në përputhje me gjendjen dhe me krizën e cila vetëm po shkon duke u thelluar. Kemi pa edhe çmimet e vajit, miellit, sheqerit, kripës po ashtu edhe të kafes”, thotë Vranica.

Derisa presin takim me Ministrinë Financave dhe Ministrinë e Tregtisë, Vranica kërkon nga Qeveria rishqyrtimin e kërkesave të tyre.

“Nuk është qëllimi me rreziku konsumin, por nuk kemi zgjidhje tjetër. Ose duhet të rriten çmimet ose duhet të rritet infomaliteti brenda bizneseve të cilat dëshirojnë ta ruajnë stabilitetin e çmimeve. Qeveria, Ministria e Financave, Ministria Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë t’i shqyrtojnë heqjen ose uljen e disa prej tatimeve, kostos së prodhimit…TVSh- ja në 8 % do të ishte një përkrahje e jashtëzakonshme për sektorin tonë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të dalim sa me shpejtë nga kjo gjendje e krizës e cila po thellohet çdo ditë e më shumë”, tha ai.

Pronari i një kafiterie në kryeqytet, Faton Osmani thotë për KosovaPress, se nuk do te bëjnë rritje vetëm te kafet, por edhe te ushqimi.

“Arsyeja që do t’i rrisim kafet është njerëzit kanë shumë pagat e vogla 250-300 euro, nuk e di se si po mbijetojnë, kështu që ne ende nuk kemi marrë qind për qind me i shtrenjtuar kafet, por po shihet që është luftë Rusi-Ukrainë edhe importi-eksporti është më i ngadalshëm dhe ne e kemi marrë parasysh. Ende nuk kemi biseduar me oden e gastronomisë, kështu që kur të marrim vendimin, ne do t’i rrisim kafet. Kur të marrim vendimin do t’i rrisim kafet, jo veç kafet por edhe pjesa e ushqimit”, deklaroi ai.