6:44 / 1 August 2023
Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxherri, ka folur rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, e në veçanti në veri të vendit.
Ajo në emisionin Info Magzine në Klan Kosova tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me veprimet e tij po e zhbënë Republikën e Kosovës.
“Kjo nuk është sovranitet. Kjo është një rrugë pa krye, një theqafje, të cilën më kujtohen veprimet e zotërit Kurti, apo të Vetëvendosjes si opozitë, që nuk e njihte këtë shtet”, tha Gaxherri.
“Dhe tani shoh veprimet e tyre që duan ta zhbëjnë këtë shtet, që ekziston. E kemi krijuar, e kemi bërë me shumë mund, ky ekziston”, theksoi ajo.