Ballina

Gaxherri: Nga ‘loja e çmendur’ e Albin Kurtit, Kosova çka po fiton ?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:07 / 12 July 2023

Ish-deputetja e LDK-së: Nga ‘loja e çmendur’ e Albin Kurtit, Kosova ka fitur vetëm sanksione!

Qeveria e Kosovës ditën e djeshme prezantoi katër pikat për deeskalimin e situatës në veri, raporton Gazeta Blic.

Kryeministri Kurti tha se hapat për deeskalim do të krijojnë parakushte në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në lidhje me pikat e prezantuara nga Qeveria ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Gaxherri tha se kjo nuk është tërheqja e parë e Kurtit nga qëndrimet dhe se gjithë kjo dramë ka filluar që me targat e veturave.

Gaxherri tha se i njëjti në fillim i ka refuzuar kërkesat e SHBA-ve dhe BE-së, por në fund sërish i ka pranuar.

“Nuk është kjo tërheqja e parë e zotit Kurti. Kjo sagë dhe kjo dramë ka fillu që herët që me targat e veturave dhe jeni dëshmitarë të gjithë që e ka pengu atë proces, i ka refuzu kërkesat e SHBA-ve dhe BE-së dhe më vonë sërish është kthyer dhe e ka pranu”

Pranimi i marrëveshjes për deeskalim, është i vonuar sipas Gaxherrit.

“Ndërsa edhe për këtë proces që jemi dëshmitarë të gjtihë, kemi devalvu nga të gjitha proceset e jetës së qytetarëve në Kosovë për shkak të këtij veprimi të Albin Kurtit në veri dhe prap kërkesat e aleatëve tanë janë refuzu. Nga kjo ‘lojë e çmendur’ e zotit Kurti kemi fituar vetëm sanksione asgjë tjetër dhe kemi mbyll dyert e Kosovës me shumë aleatë dhe institucione ndërkombëtare të cilat e kanë burokracinë e tyre si çdo shtet. Ne na duhen edhe shumë vite për me u kthy sërish në situatën përpara se me e fillu këtë lojë zoti Kurti. Këtë që tani zoti Kurti e ka pranu marrëveshjen e deeskalimit është e vonuar. Gjithë kjo sagë dhe dramë ka qenë krejtësisht e panevojshme. Ne kemi thënë që nga dita e parë se është e parëndësishme e panevojshme dhe e rrezikshme” tha  Gaxherri