Lajme

Gazetari Mehmetaj: Kurti është personi i vetëm në planet që thotë se është edhe deputet edhe kryeministër!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:05 / 29 June 2025

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas dështimit të 39-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Mehmetaj fajtor për këtë ngërç politik e sheh kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, sipas tij Kurti e ka uzurpuar Kuvendin dhe nuk po i përgjigjet Prokurorisë.

“Me kete sistem, Albin Kurti si fillim do ta humbe pushtetin, me pas perkrahjen e ne fund edhe lirine, sepse do perfundoje ne burg”, ka shkruar ndër të tjerash Mehmetaj.

Postimi i plotë:

Qellimi final i Albin Kurtit nuk eshte ta uzurpoje Kuvendin, por ta vrase komplet sistemin…

Per momentin e ka uzurpu Kuvendin e Prokurorise nuk i pergjigjet si cdo qytetar…

Per momentin eshte personi i vetem ne planet qe thote se eshte edhe deputet edhe Kryeminister…

Per momentin, eshte personi i vetem qe thote se edhe eshte per transparence edhe kerkon votim te fshehte…

Per momentin edhe e sulmon Gjykaten Kushtetuese edhe argumenton me vendime te saj…

Per momentin edhe s’ka shumice parlamentare edhe i thote vetes shumica…

Po qellimi i tij nuk eshte gjendja aktuale, kjo situate eshte vec segmenti i radhes ne synimin final te vrasjes se sistemit.

Me kete sistem, Albin Kurti si fillim do ta humbe pushtetin, me pas perkrahjen e ne fund edhe lirine, sepse do perfundoje ne burg.

Prandaj, Albin Kurti vec nje shpetim e ka. Ta vras sistemin ne te cilin e ka te sigurt humbjen e fuqise, besimit e lirise personale.

Fatekqesisht, shume pak veta e shohin kete qellim e me gjase edhe me pak veta jane te gatshem te sakrifikojne gjithcka per ta ndalur drejt ketij synimi.