Autori i Politikos, gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku e ka quajtur ndër takimet e tij më të vështira bashkëbisedimin e sotëm me emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar.
Raportet e SHBA-së me kryeministrin Albin Kurti, aktualisht janë sfiduese e problematike, tha Sadiku, transmeton Gazeta10.
Ndërsa aleancë të pandashme e të pathyeshme, Sadiku e quajti raportin që SHBA-ja ka me Kosovën.
Në takimin e Escobarit me gazetarët kosovarë, Sadiku theksoi edhe mbështetjen e SHBA-së për tri kushtet e BE-së për de-eskalim të situatës në veri.
“Në situatë shumë të vështirë politike, sepse marrëdhënia e Kosovës me SHBA-në është e shenjtë. Përtej një partneriteti, aleance që e kanë dy shtete. Kosova ia ka borxh lirinë e pavarësinë SHBA-së, që sot e nënvizoi edhe Escobar kur foli me gazetarë.”, theksoi gazetari Sadiku në Info10 në Kanal10.
Në marrëveshjen e nënshkruar në Ohër, Sadiku theksoi edhe sanksionet e parapara për palët që si përmbahet obligimeve ndaj saj.
“Escobar e Lajçak do t’i raportojnë Borellit e tjetri Blinkenit. Duke ju referuar marrëveshjes së Ohrit, aty parashihen sanksione. Dhe duket që nëse nuk vazhdohet tutje, mund të ketë pasoja serioze për Kosovën në shumë dimensione. Escobar ka nënvizuar se marrëdhënia me Kosovën nuk prishet nga një kryeministër.”, u shpreh gazetari Sadiku. /Gazeta10