Gazetari Artan Hoxha në një shënim në Facebook, tregon të vërtetën e sondazheve që po nxjerrin mediat e Veliajt.
Ky konstatim i Hoxhës, vjen nga përvoja që ai ka në media, dhe nga dijenija e tij, se si bëhen e prodhohen të tilla sondazhe.
Ai thotë se sondazhin e fiton ai që paguan paratë. Ndaj, thotë Hoxha, ai nuk merr pjesë në emisionet e debatet që bëhen mbi këtë temë.
Si shembull, ka sjellë matësit që ka prodhuar Karlo Bolino.
Statusi i plotë:
Nëse e keni vënë re këtë muaj, ekranet e televizioneve kanë qënë të përmbytura nga sondazhet për zgjedhjet lokale… Në fakt kam refuzuar çdo ftesë të kolegeve, që të flas në emisionet tyre në lidhje me sondazhet elektorale. Nuk i besoj kurrë sondazhet, sidomos ato që publikohen para zgjedhjeve.
Duke punuar në media për nje kohë të gjatë, e di fare mirë si funksionon skema. Sondazhin e fiton ajo force politike, e cila ka paguar paratë për televizionin që publikon sondazhin dhe pajton gjoja një kompani të huaj për të kryer sondazhin. Pra është shumë e thjeshtë,
“sondazhin e fiton ai që paguan parate”…
Sondazhet më të besueshme janë ato që partitë politike i bëjnë për vete, por rezultati i këtyre sondazheve sekrete nuk publikohet kurrë, sepse në fakt ky lloj sondazhi është afër të vërtetës…
