2:28 / 2 March 2023
Gazetari dhe moderatori, Fidan Jupolli ka publikuar faturën e rrymës për muajin shkurt në Facebook, e cila i ka ardhur me një shumë goxha të lartë.
Për faturën e cila kishte shumën prej 209 eurove, Jupolli tha se kjo është ‘spastrim etnik’.
Ai me ironi tha se kërkon punë jashtë kontinentit evropian.
Fatura e publikuar nga Jupolli
“Spastrimi etnik nuk bëhet veç me ”milic”! Kërkoj punë n’këto vende: Australi, Zelande t’ re, Alaskë, Kanada! (n’kompensim t’kontratës t’punës punoj 1 vjet sa për bukë t’gojës plus çdo natë i lutna Zotit për personin që ma dërgon vizën e punës).
” Nuk jemi t’pasur, por jemi t’shtrenjtë“, ka shkruar Jupolli.