Lajme

Gazmir Raci: Të shpartallohen grupet kriminale në Veri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:47 / 27 June 2023

Analisti Gazmir Raci ka komentuar situatën në Veri të Kosovës duke thënë se presin që Serbia të vazhdojë angazhimin për të tërhequr trupat nga pjesa veriore e Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi se shpartallimi i grupeve të vogla kriminale që kanë mbetur në Veri janë esenciale  në mënyrë që Kosova të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Jemi në një fazë të re dhe presim që Serbia të vazhdojë angazhimin e saj për t’i tërhequr  nga pjesa veriore këto grupe kriminale ose individët e grupeve kriminale që ende kanë mbetur pa arrestuar nga ana e policisë së Kosovës. Zgjedhjet duhet të jenë pluraliste dhe jo siç është lista serbe.

Ndaj shpartallimi i grupeve të vogla kriminale që kanë mbetur në Veri është esenciale në mënyrë që Kosova të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe do të mund të kishim kryetar të ardhshëm të rinjë me legjitimitet të plotë”- tha ai.