Ballina

Geci: Ajo i mori 350 mijë vota, elektorati i LDK-së shpërtheu si vullkan duke i dënuar rrencat dhe tradhtarët e LDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:12 / 17 October 2022

 

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, po kërkon nga presidentja Vjosa Osmani që të kthehet në format që ajo di, dhe të ruaj elektoratin rugovist që të mos shpërndahet.

Geci thotë se, shkaqet qe elektorati i LDK-së, shpërtheu si vullkani duke i dënuar me votë ‘rrencat dhe tradhtarë e më shumë se një dekade’ u detyruan që pa dashje rugovistët të gjejnë alternativa të tjera dhe gjetën Vjosa Osmanin si alternativën e vetme, prandaj ajo i morri 350 mijë vota.

“Shkaqet që elektorati i LDK-së shpërtheu si vullkani duke i dënuar me votë rrencat dhe tradhtarët e më shumë se një dekade, e që edhe sot janë të njëjtit pa ndryshuar asgjë, i detyruan Rugovistet dhe prapë po i detyrojnë që pa dashjen e tyre të gjejnë alternativa tjera që të mos i shpërndajnë votusit Rugovjan nëpër parti tjera, por si alternativ të vetmen Rugovistet gjeten Vjosa Osmanin të mbështeten te ajo dhe Partia Guxo e sajë, e cila barti me vete dhe i futi nën sqetull 350 mijë votus Rugovian të cilët e bënë kryetare të Shtetit, të gjithë të përjashtuar nga klani i Rrahman Morines, Hysamedin Azemit, dhe Ali Shukrisë alias Isa Mutafes, Gimo Mutaqit, dhe Luto Gellit klan ky i cili e lidhi fatin e Kosovës me spiunin e DGES dhe UDB-s alias Polarin e Brojes dhe rrethit të tij së bashku me filo sllavet Edi Kristaqin dhe Baton Haxhiun, ‘Stanishiqin’, dhe rrethi i tyre, të betuar për t’ia kryer amanetin e Rankoviqit për ndarjen dhe shkatërrimin e Kosovës”, thotë Geci.

Sipas tij, “ky klan i LDK-së mbështetur fort nga pronto mafia dhe SHIK-u i PDK-së, që të gjithë së bashku u bënë milioner duke zhvatur e plaçkitur atdheun e shqiptarëve Kosovën tonë të shtrenjtë”.