Lajme

Geci: Asociacioni i nënshkruar dhe votuar në parlament nga tradhtarët e atdheut na doli mollë sherri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:24 / 29 December 2022

Në lidhje me zhvillimet e fundit politike ka reaguar edhe veprimtari i LDK-së Halil Geci.

Postimi i tij i plotë në facebook:

Asosiasioni i nenshkruar dhe votuar në parlament nga tradhtaret e atdheut na doli mollë sherri në emer të cilit po luhet drama e gjakderdhjes në Veri.

Për të qendruar në pushtet Aleksander Vuçiç po e përdorë energjin e fundit para cofës (ngordhjes) së tij politike,duke kercnuar me luftë Kosovën në emer të asosacionit.

E vetmja zgjedhje e Vuçiçit për të mbetur në pushtet edhe ndonjë ditë i kan mbetur Veriu si vater e krizes për të cilin zjarrë po endezë vet,duke derguar kriminel nga Serbia për ta destabilizuar jo vetem Kosovën por edhe rajonin e Ballkanit dhe më gjërë.!

Situata e krijuar nga Serbija dhe vet Vuçiçi e shtyar nga Rusia me grupe kriminale të ardhura nga Serbija dhe lista Serbe e Hashimit dhe Ises,list kjo që u ndertua pa te drejt nga tradhtaret e Atdheut e që sot po ja shohim qyken sherrit i tërë rajoni.
Kjo listë sotë që nga mengjesi deri në mbramje bënë thirrje për gjakderdhje të re,ende pa u zbardhur eshtrat e mija të zhdukurve shqiptarë.

Si duket Vjosa dhe Albini ju dhan fund vuajtjeve të qytetarve të Veriut se bashku me vuajtjet e tyre po perfundon koha e kryekriminelit Vuçiç pjesmarrsit të tri luftra e Xhenocidjale në ishë Jugosllavin e Milloshit.

Po mos ta përmbyste vota e qytetarve pushtetin e hajnave dhe gansterve të luftes dhe të paqes,sot Kosova ishte e ndarë dhe e shkatrruar,aq ma keq sot Kosova do të ishte Zajednicë me 10 komunat një etnike me kompetenca ekzekutive me shtrirje nga veriu dhe jugu.

Gjithashtu Vjosa dhe Albini i dhanë fundë keqqeverisjes 20 vjeqare që udhëhiqeshin nga PDK-ja dhe LDK-ja se bashku me partit e vogla duke ua këputur në cungë hajnit krimet, nepotizmin dhe familarizmin shkatrrusve 20 vjeqar të Kosovës.
Prandaj o sot o kurrë na duhet të jemi të bashkuar rrethë institucioneve legjitime të Kosovës.

Nderkombtaret duhet ta dinë se Serbia e don Trepqen dhe Ujmanin, ajo don teritore një projekt Ruso-Serbë që do e sjell Rusinë te ura e Ibrit. Për të cilin projekt dyshohet se kan hangër miliona dollarë shqiptaret vendim marres në Kosovë dhe Shqipëri.

Ne shqiptaret e Kosovës kërkojm nga ju nderkombtaret mbështetje logjistike me armatim dhe ushqim një soi s’iç po i ndihmoni Ukraines ndihmona edhe neve,nese e doni Rusin larg nga kufiri .

Neve a’sgjë më shumë nuk duam. Duam që ju të qëndroni anash duke i ndegjuar shkinat e shumadisë duke bërtitur lele lele sine moja…!