Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se këto ditë janë të vështira për Kosovën, mirëpo Qeveria me urtësi po i kryen detyrat e saj.
Kjo sipas tij, pasi së bashku me aleatët e Kosovës, NATO-n dhe Amerikën po e zbaton reciprocitetin me mençuri dhe guxim.
Geci thotë se, Qeveria duke trokitur në dyert e miqve të matur e të respektushëm po i prekë pikat e kurimit kancerogjen që e kanë infektuar shtatin e atdheut tonë.
“Pra, me ndihmën e pushtetarëve paraprak, e që populli i njeh disa nga ta si hajna vrastarë të proamerikanëve të LDK-së, që i kanë bërë dëme atdheut me marrëveshje të këqia me Serbinë, e kur sot qeveria Kurti së bashku me administratën Biden po ua hedh nga dritarja e qeverisë një nga një marrëveshjet kancerogjene me të cilat ka filluar kalbja e atdheut tonë”, thotë Geci për gazetën “Bota sot”.