Fatos Geci, doktor shkence në ardhje, njëherit edhe djali i veprimtarit Halil Geci, është kundër përgjigjur ndaj atyre që po e kritikojnë se po e mbështet qeveinë Kurti
Geci ka sqaruar edhe se si iu shuan ambiciet e tij per të qenë pjesë e institucioneve
Postimi i plotë i Fatos Gecit në rrjetin social facebook
“Per ata qe me thojne “a po ta gjan Albini naj pune”!?
Njerëz të mirë, unë NUK jam i punësuar në asnjë instutucion publik, ndërsa shumica e familjareve të mij kontribuojnë kryesisht në arsim dhe unë gëzoj shumë respekt për punën bujare që bëjnë.
Unë jam doktor shkence në ardhje i Ekonomisë dhe me profesionin tim si kontabilist punoj me nderë dhe dinjitet dhe jam i përmbushur edhe në aspektin profesional, dhe fitoj mjaftë para!
Vite më parë, ambiciet e mia për të qenë pjesë e institucioneve shtetërore u shuan, e kjo vetëm për arsye të mbizotërimit të nepotizmit, standardeve të dyfishta, padrejtësive dhe humbjes së pavarësisë së veprimit. Ushtrimi i një pozite mbi të cilën humb objektiviteti i punës, cenohet profesionalizmi e etika në punë për apetite politike si dhe presioneve në forma të ndryshme, nuk kan qenë pjesë e objektivave të mia!
……..
Kryeministri Ynë po bënë punën e madhe per eliminimin e dukurive të tilla negative në institucionet tona, megjithëse kërkohet bukur një kohë. E kur Ne do të vlerësohemi për atë që jemi kualifikuar dhe bazën meritore, unë do të jem aty!
Kështu që unë e perkrahi Kryeministrin për luftën e pa kompromist ndaj hajdutëve dhe kriminelëve të shikut dhe Rrahman Morines