Lajme

GECI: FATON PECI ,ZËRI I DITURISË DHE GUXIMIT PËR MITROVICËN!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:57 / 30 October 2025

Mitrovica – vendi ku u gërshetuan shpatat për të ruajtur magjen e bukës.

Mitrovica ka nevojë për njerëz të ndershëm, të ditur dhe të guximshëm. Faton Peci është garancia e bashkimit, e zhvillimit dhe e mbrojtjes së qytetit që është zemra e Kosovës.

Faton Peci ka qenë aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga viti 2002. Si i ri idealist, ai nuk iu nda asnjëherë angazhimit qytetar e politik në Mitrovicë, duke vepruar krah për krah me Faruk Spahiun dhe rininë e LDK-së, nën sloganin e njohur “Me laps në Evropë.”

Sot, në partinë Guxo, të ndërtuar nga Presidentja Vjosa Osmani dhe e udhëhequr nga Donika Gërvalla, bija e heroit Isuf Gërvalla, Faton Peci vazhdon të mishërojë idealin e besimit, diturisë dhe guximit qytetar.

Mitrovica sot ka nevojë për dije e guxim, për djem e vajza që e mbrojnë qytetin nga ata që dje e shitën dhe e ndanë në jug e veri.

Në këtë moment të rëndësishëm, Faton Peci është zëri i bashkimit – njeriu që vjen për të mbrojtur Mitrovicën dhe për ta afruar sërish urën mes jugut e veriut.

Sot, ata që dikur e shitën Mitrovicën duan t’i kthehen vendit të krimit për ta mbrojtur tradhtinë e tyre të nënshkruar.

Prandaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të këtij vendi:

Përgatituni ta votoni Faton Pecin!

Ta mbrojmë interesin e Kosovës, që ka emrin Mitrovicë.

Ta mbrojmë nga ata që e shitën, dhe u shitën dhe nga ata që guxuan të thonë se Mitrovica nuk ka qenë kurrë e Kosovës.

Mitrovicali dhe ju rugovistë të mi, miq e shokë,

Nëse e duam atdheun, ta duam Mitrovicën, sepse atdheu ynë mbrohet në Mitrovicë ,në magjen që na e ka dhuruar Perëndia, e që tradhtarët e shitën në emër të patriotizmit.

Lini anash inatet dhe rreshtohuni te kutia e votimit për ta votuar Faton Pecin.

I lus shokët, miqtë dhe dashamirët e mi që jetojnë në Mitrovicë e që nuk janë pak ,të përgatiten për ta votuar historinë dhe Faton Pecin, jo tradhtinë dhe PDK-në.

Vota juaj është po aq e vlefshme sa vetë liria. Kjo vlen për Mitrovicën po aq sa edhe për gjithë Kosovën, sepse në urën e Mitrovicës janë thyer shtizat e betejës së përgjakshme që na mori Afrim Bunjakun.

Nëse nuk e mbrojmë sot me votë, jemi të humbur.

I lus të gjithë ata që kanë mbetur në LDK: mos e hidhni votën te PDK-ja.

Vota për PDK-në është votë për Serbinë. Kujdes!