Veprimtari i LDK-së dhe miku i ngushtë i Ibrahim Rugovës ka kritikuar ashpër partinë e Abdixhikut….
Pjesë nga postimi i Gecit në rrjetin social facebook…
…..
Sipas tij, fundosjen e LDK-s dhe Kosovës e nënshkruan “kopilët e rritur brenda LDK-së ishte projekt i shërbimeve të njohura SHIK-ut dhe UDB-së”.
Ai shton se, fatkeqësia është se në LDK asgjë s’ka ndryshuar.
“Kuptone o njerëzi se LDK-ja është ende në koalicion me vrasësit e proamerikanëve të LDK-së, dhe asgjë nuk ka ndryshuar, por është e kapur dhe uzurpuan nga të njëjtit, nga ata që e privatizuan LDK-në e shkatërruan derisa e sollën në 12%”.
Nga pamundësia për të ndryshuar LDK-në, elektorati Rugovian nuk patën durim t’i duronin më tej tradhtitë dhe rrenat e njëpasnjëshme që i bëheshin LDK-së dhe programit biblik të saj, Statutit të LDK-së, i punuar nga ballisti i urtë i lapsit dhe mendjes Ibrahim Rugova”, pohon Geci.
Në fund, ai thotë se akterët servilë e tradhtuan interesin kombëtar, me marrëveshje të dëmshme që ia ka parë sherrin tërë Kosova.