Lajme

Geci i bindur: Kurti nuk e ka asnjë mundësi për ta menjanuar Osmanin për presidente

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:45 / 28 February 2026

Gani Geci, ish-deputet i LDK-së, ka shkruar në lidhje me situatën politike aktuale.

Ai ka komentuar prapaskenat rreth zgjedhjes së presidentit.

Geci ka pretenduar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nuk e ka as edhe një mundësi për ta menjanuar Vjosa Osmanin si “kandidate për presidente”.

“Tani veç po shihet qartë se Albin Kurti nuk ka as edhe një mundësi për ta mënjanuar Vjosa Osmanin si kandidate për Presidente. Po ashtu, opozita nuk ka asnjë mundësi ta nxjerrë një kandidat të vetin, sepse tri partitë opozitare shqiptare së bashku i kanë vetëm 43 deputetë. Kalkulimi për një emër nga familja Jashari ka qenë i qëllimshëm” – ka shkruar Geci, transmeton Gazeta Politika.