Ballina

Geci: Krahasimi im tërheq dy paralele, tradhtarët e PDK-së dhe LDK-së së bashku me mbështetësit e tyre që tentuan ta shpërbëjnë Kosovën me nënshkrimin e Zajednicës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:33 / 15 December 2022

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka shpërthyer përsëri në akuza ndaj politikanëve në Kosovë.

Këto akuza ai në veçanti i ka për PDK-në dhe LDK-në, apo për Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën

Postimi i tij

Krahasimi im tërheq dy paralele tradhtarët e PDK-së dhe LDK-së së bashku me mbështetësit e tyre defatoret dhe tupangjitë që tetuan ta shpërbëjnë Kosovën me nënshkrimin e Zajdnicës me kompetenca ekzekutive të Komunave serbe, si dhe miratimin e exstra teritoreve, janë tradhëti të pastra kombëtare.

Vendimet e gjykatës kushtetuse, në të dyja rastet, si për rastin e Zajednicës si për extra territoret e manastireve nuk janë asgjë tjetër, pos jorgan i hershëm i ndërtuar nga Polari dhe Isa për t’ua mbuluar tradhtitë dhe poshtërsit e tyre.

Po të ishin këta politkanë që i nënshkruan këto tradhëti në cilin do shtet nga shtetet Evropiane, do të përfundonin nënë pranga për tradhti  dhe do të denoheshin me dënime të përjetshme. 

Sikur këta tradhëtar ta bënin Kosovën si Hiroshimën dhe Negasake, shumë më lehtë do të ishim ringjallur se sa çka i kanë bë atdheut me Zajednicen dhe me exstra territore për manastiret, së paku ata që do të mbetnin  gjallë do e kishin atdheun e tyre te pa cenuar.