3:27 / 25 August 2024
Përgatitjen për falimentimit e Kosovës e kurdisi Xhorxh Sorrosi,me Aleksader Vuqiqin dhe e miratoi Vladimir Putini ,duke i blerë me para shitësit e atdheut, Edi Ramen,Hashim Polarin,Isa Mutafën,Gimo Mutaqin,Lutfi Gellovin dhe mbështetësi i tyre pa rezervë, Lumir Arpanxhiku,dhe varësit e tyre të cilët e shitën b****n për para…!
Fajtorët dhe përgjegjësit kryesorë për krizën ekzistenciale të Kosovës,janë dy partitë simotra: LDK-PDK dhe liderët e tyre, si dhe partitë e vogla që e shitën b****n për poste të vogla. Përgatitja për ndarjen e Kosovës filloi në Nish, u mbështet nga Tirana zyrtare dhe Edi Rama dhe përfundoi në Drenicë te polari i Brojës dhe në Prapashticë të Gollakut!
Opozitarët e sotëm kanë mbetur si mbeturinat e varreve,edhe sikur të jetë mundësia që të shkrihen si tëlyeni në tigan, ky popull më nuk ju do,as nuk ju beson,dhe kurrë më nuk do ta keni mundësinë e ardhjes në pushtet. Për ju ka mbaruar pushteti,arsyeja pse, e dini ju vetë, ashtu siç e dinë edhe krejt bota shqiptare, por edhe miqtë tanë ndërkombëtarë.
Derisa opozuzarët nuk e pranojnë gabimin dhe ende shiten si hero të sukseseve politike dhe i bëjnë fyerje dhe urrejtje patologjike pushtetit aktual dhe veçmas kryeministrit Kurti, dita- ditës ia kanë humbur vetes edhe atë pak imazh që kishin,duke sharë e grushtuar e fajësuar pozitën dhe kryeministrin Kurti pa të drejtë ,për tradhtitë e tyre që ia kanë bërë atdheut.
Padurueshmëria që kanë krijuar opozuzarët karshi Kurtit, e kanë dëmtuar së tepërmi besueshmërinë e votës te qytetarët, si dhe pozitën e tyre te qytetarët që po ju shohin dhe po ju dëgjojnë për çdo ditë e natë duke e sharë dhe ofenduar turpshëm qeverisjen Kurti 2.
Më së miri për ju flet populli.
Ai ju njeh fort se kush jeni ju,çka dini ,dhe çka mundeni,mu për këtë ju ka vlerësuar populli me votë, ngase me veprimet tuaja 20 vjeçare, e keni dëmtuar tejmase atdheun.
Ju jeni ata që e keni bërë Albinin hero dhe të pa vdekshëm,kurse mua qe flas drejtësinë më thoni “Po ia mban zhagun VV-s” ,ju jeni ata që e keni ngritur dhe lartësuar deri në qiell emrin Albin.
Populli i irituar tej mase nga ju për veprimet e juaja, për ngritjen e gjykatës speciale që vetë e votuat,për vrasjet politike,për hajnitë,për nënshkrimin e Zajednicës dhe miratimin e saj,për faljen e tokës Cërna Gorës,për ekstra territoret e Manastireve Serbe,për Serbinë që e sollët në Parlament,në Presidencë,në polici dhe në AKI ,dhe keni fytyrë ta fajësoni qeverinë aktuale. Kësaj i thonë pafytyrës, o hora e faqezi!
Me të bërat e juaja, Vuqiç me listën serbe ju ka futur në kurthin e tij.
Tashmë keni hyrë në rengelin e popullit
edhe ju ka vlerësuar si “heronj” të lirisë,të cilët i patën çliruar “iqkurin e Hyrës,dhe leshin e Marisë”.
Pas lufte ju çlirimtaret iu futët politikës me shpresën dhe bindjet e juaja se do të fitoni,por ndodhi e kundërta. Hytë në zgjedhje dhe humbët turpshëm! Arsyeja pse humbën ishte kjo që e thashë më lart, por edhe kjo që do ta them poshtë këtij shkrimi, populli ju ka pasur sundimtarë për dy vite rresht në kohën e luftës dhe i patën provuar dhe kuptuar se kush jeni ju.
Kur e panë çlirimtarët se fitore në politikë nuk kanë për të pasur sa të është gjallë Ibrahim Rugova, u detyruan ta rrokin pushkën edhe një herë në liri,dhe filluan të vrisnin shqiptarë proamerikanë me porosi,duke filluar me atentate te Ibrahim Rugova, si dhe vrasjet e dhimbshme duke ia vrarë rrethin e tij një pas një.
Pikërisht për këto vrasje politike të atdhetarëve të LDK-s dhe proamerikanëve sot po përballen në Gjykatën speciale të Kosovës, gjykatë kjo e ndërtuar nga vetë amerikanët dhe e votuar nga ju,special për banorët e Big brother-it të Hagës,e që sot po i lajnë kusuret për vrasje të proamerikanëve, dhe zhbërjen e projektit Amerikan- Kosovën,kurse nesër me ju pa fije dyshimi do të mirret kanuni