Lajme

Geci: LDK-ja për më shumë se një dekadë është udhëhequr nga komunisti i Marshal Titos spiuni i Millosheviçit dhe bashkëpunëtori i Rrahman Morinës-Isa Mustafa…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:10 / 1 September 2024
Nga Halil Geci
PO MERR FRYMË LDK-ja THOTË LUMIRI
Në rend të parë u gëzova që qenka gjallë LDK-ja!
Jo fort moti, vetë Lumiri, Haziri dhe Gimo Bullduzheri i Llapit, komplet me kryesinë e sotme, e patën vrarë LDK-n dhe e patën varrosur në varrezat e përbashkëta të shkijeve dhe të PDK-s.Sot, i njëjti Lumiri i djeshëm, e paska rikthyer në jetë si feniks dhe po merrka frymë LDK-ja ..?!
“Me mobilizimin tonë po merr formë LDK-ja” thotë Lumiri !
Cila është strategjia juaj a thua që paska marrë frymë LDK-ja ?!
Mbase ardhja e Kicës te kucat në rrugën e re të LDK-s po i duket Lumirit se e ka ringjallur të vdekurën LDK …! Jo Lumir, jo, Kica veç e ka përmbysur LDK-n. Ndoshta Kica kucave ua ka ngritur “LEMZËN” por LDK-s së bashku me ju komplet ia keni luajtur nënën,e keni bërë taxhi të krimit dhe të Hashimit.
Prandaj, pa u larguar ju komplet së bashku me vrasësit e LDK-s dhe pa i rikthyer krahët e thyer të LDK-s,që ia ke thyer ti me Hashimin, Vuçiçin dhe Isa spiunin, nuk frymon LDK-ja…!
Dëgjo mirë o Lumir Agaj! Rruga e re e juaja, nuk shkon me foton e Ibrahim Rugovës e varur mbi kokën tënde. Jo asnjëherë, të jesh i bindur!
Prandaj ju lus që partiaa e re, me rrugë të re që e formuat duke u ndarë nga rruga e vjetër e LDK-s dhe e Ibrahim Rugovës, duhet ta ketë foton tënde dhe të Kicës dhe kucave të tjerë mbi kokën tuaj e jo ta gënjeni LDK-n dhe Ibrahim Rugovën për së vdekuri me foton e tij të varur mbi kokat e tuaja.
Një pyetje për Lumin: A je ti Lum Lumi komplet me LDK-n e sotme dhe ata të djeshmen që e dërguat Kosovën dhe LDK-n në rrssss dhe iu bashkëngjitet krimit e kriminelëve të PDK-s që po akuzohen në Gjyqin e Kosovës në Hagë, për vrasje të atdhetarëve të LDK-s !?? Thuaje, jeni apo nuk jeni..,! Dhe ma thuani se çfarë keni ndryshuar…?!
“Në takimin e përbashkët me Kryetarët e Degëve, shtruam si diskutim kalendarin e takimeve në Kosovë dhe mërgatë dhe bëmë përgatitjet organizative për zgjedhjet nacionale”, thotë Lumi i rruar i LDK-s !
E ore Lumi i rruar! Vonë të ka ra ndërmend ty dhe disave nga kryesia për mërgatën. Patët harruar se mërgata ua ka sjellë lirinë me kontribut financiar për luftën dhe paqën.
Kurse ti Lumir e disa si ti! E larguat mërgatën duke e tëhequr zvarrë Donikën dhe e larguat Vjosën me 300 votues të LDK-s,i shqelmuat dhe e sollët LDK-n në 12%.
A na tregon lum Lumiri, çfarë ka ndryshuar LDK-ja,pos ardhjes së Kicës te Kucat.
Lumiri thotë se kemi diskutuar për listën e deputetëve që do shkojë në finale në zgjedhjet e ardhshme dhe hapjen e mëtutjeshme të LDK-së ndaj secilit të djathtë që ndan vizion të njëjtë me këtë shtëpi të demokracisë.
I them Lumit: Si mund të flasë LDK-ja e sotme për djathtizëm kur dihet se për më shumë se një dekadë është udhëhequr nga majtisti dhe komunisti i Marshal Titos spiuni i Millosheviçit dhe bashkëpunëtori i Rrahman Morinës-Isa Mutafa, i cili të ka sjellë ty o Lumë Lumi në LDK dhe po thuaj se t”gjithëve në krye të LDK-s duke e ndërruar strukturën djathtiste komplet, jo vetëm në kryesi, por edhe në komuna si dhe në Këshillin e përgjithshëm dhe ua keni përshtatur Polarit – alias Hashimit të Brojës njerëzit që i donte ai.
Po ashtu edhe i largonit të gjithë ata që ua sugjeronte Polari dhe Isa,në të gjitha nivelet komunale, edhe ti Lumir ishe pjesëmarrës në të gjitha proceset .
E pra, a mund të thuash se të gjitha këto nuk janë të vërteta? O ti Lum Lumi, kujdes si punon e me kë bashkëpunon se mund të të marrë lumi nga trillimet e pabaza në imagjinatën tënde!