NGA HALIL GECI
LDK po përballet me një krizë reale dhe të thellë politike. Pa largimin e Lumir Abdixhikut dhe rrethit të tij të ngushtë, partia ka humbur rrugën historike të ndërtuar nga Rugova dhe akademikët e asaj kohe.
Koha po mbaron, zgjedhjet nacionale po afrohen dhe nuk ka më hapësirë për zvarritje. LDK duhet të kthehet te baza dhe te fryma rugoviste, e cila sot nuk ekziston brenda partisë.
Fryma rugoviste sot përfaqësohet më së shumti te Partia Guxo, Donika dhe Vjosa, si dhe te ushtria e tyre e rugovistëve të zhgënjyer.
Thirrja e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm për një proces transparent zgjedhor për ta larguar Daden Lume është pa kontestushme.
Ma së miri do të ishte dorëheqja e pa revokueshme e udhëheqësit aktual për të hapur rrugën rinovimit të lidershipit.
Aktivizimi i strukturave partiake është i domosdoshëm për t’i thënë Dades Lume: “Shko në shtëpi, se kjo punë nuk është për ty.” Kjo duhet të ndodhë urgjentisht tash, e jo të pres deri në zgjedhjet e ardhshme.
Kandidati më i natyrshëm për të tejkaluar zgjedhjet nacionale për momentin shihet të jetë Përparim Rama. Edhe pse ai ka pasur kontakte me PDK-në, unë mendoj se kjo nuk është faji i tij. Po të vepronte ndryshe, ai do të goditej nga Dada Lume, ashtu siç u godit Xhafer Tahiri i Vushtrrisë.
Fitorja e dy mandateve të njëpasnjëshme në Prishtinë e bën Përparim Ramën të pa kapërcyeshëm për t’i besuar mandatin e LDK-së deri pas zgjedhjeve nacionale.
Pas zgjedhjeve nacionale, lideri i ri duhet të zhvillojë zgjedhjet e brendshme partiake nëpër komuna, duke i dhënë bazës mundësinë të zgjedhë udhëheqësin pa presione.
Kryeqyteti i Prishtinës ka një peshë ma të madhe me numër banorësh të barabartë me dy ose tri komuna të tjera, gjë që i jep fituesit të zgjedhjeve një peshë të konsiderueshme politike dhe një bazë të fortë për udhëheqjen e partisë.
Nëse nuk ndërmerren këto hapa ,humbja e LDK-së në zgjedhjet nacionale do të jetë e turpshme dhe do të ketë pasoja afatgjata për të ardhmen e partisë.