Geci përveç opozitës ka kritikuar edhe kryeministrin shqiptar Edi Ramën që sipas tij, ka bërë marrëveshje me Aleksandër Vuçiqin në Nish për ndarjen e Kosovës.
E këtë marrëveshej ai thotë se ishte projekt i ndërtuar nga Sorosi, Rusia, Serbia, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, por edhe partitë e mëdha siç ishin PDK dhe LDK bashkë me Baton Haxhiun.
Ai tutje shprehet se marrëveshjet e fshefta me Vuçiqin dhe mbështetjen e Evropianve në dialog kanë pru Kosovën buzë shpërbërjes..!?
“Me sa po shihet Kurti ua pirshi marrëveshjet dhe ua shpërbëu strukturat kriminale me të cilat e vidhshit Kosovën. Prandaj edhe tokë së bashku me ju fillut propogandën ruso-serbe kundër Kurtit”! Evropa dhe Amerika e kanë ditur se këto struktura janë aty dhe e kanë dhënë lejën që ato të qëndrojnë në veri. Kjo u pa haptazi se me Kosovën gjatë gjithë kësaj kohe kanë luajtur Serbia, edhe Perëndimi! Tani që kanë frikë nga një konflikt në Ballkan duan që “Kosova të përmbahet e të mos deeskalojë”, ndërsa Serbia të vazhdojë të jetë prezent në Kosovë, madje demonstrativisht e akomoduar si në kohën e Millosheviçit në godinat më të mira të saj, thotë një të vertet profesori shumë i nderuar Enver Bytyqi. Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë obligim kushtetues jo vetëm ti nxjerrë terroristët serbë nga kjo godinë, por edhe ti shpallë non-grata përgjithmonë”, përfundon Halil Geci.