Lajme

Geci: Nëse më thërrasin Specialja kam me dëshmu, biletën e hotelin vet kam me e pagu

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:16 / 25 October 2024

Grafite ofenduese janë vendosur në Prishtinë ndaj ish-deputetit Fadil Geci, raporton Demos.

Këto grafite vijnë disa ditë pasi ky i fundit dëshmoi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Lidhur me këto grafite rastin e hapi në Polici vëllau i Fadilit, Ganiu i cili shtoi se Gjykata Speciale është e Republikës së Kosovës.

Sipas tij këto grafite janë bërë nga organizata “Liria ka Emër”.

Më tej ai u pyet nga gazetarët se a do shkoj të në Speciale për të dëshmuar ndaj krerëve të UÇK-së.

“I kam thënë atyre sdua biletë se pastaj ju thoni keni marrë para, e unë kam me pagu biletën vet e hotelin, veç mos t’më thrrasin”, deklaroi Geci.