Lajme

GECI: PARLAMENTI I KOSOVËS – VENDI KU BUDALLAI ZGJEDHET ME VOTË TË POPULLIT

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:16 / 20 May 2024
Nga Halil Geci
Një pjesë e deputetve që sot e gëzojnë postin e deputetit se meritojn të jenë as si pastrues, me fshesë në dorë ta pastrojnë Parlamentin e lëre më të flasin për shqiptari.
Shpeshherë shtrohet pyetja se si vërtet mund ta njohim budallanë në shoqërinë tonë kosovare, por edhe thënë thjesht, në atë shqiptare në tërësi!
Sa e thjeshtë është përgjigjja në këtë pyetje dhe vërtet qeshem, po budallenjtë ekstremë dhe atë më të përzgjedhurit e këtij kalibri, i gjen në Parlament, ngase shumica e këtyre parlamentarëve që zgjedhen me votën e popullit në parlament, po të kishim mundësi t’ua masnim trurin e tyre, apo të ekzistonte ndonjë peshore që e mat kapacitetin e trurit të tyre, padyshim se në trurin e tyre do të gjenim bllokada të pakapërcyeshme që i ndalojnë proceset e mesazheve të mprehta e që kanë përmbajtje pozitive në të mirën e vendit.
Në trurin e tyre do të gjenim lidhjet e shkurtra që janë të lidhura nga bosat apo familjarët e tyre, të cilët dirigjohen nga jashtë dhe që as edhe një fjalë nuk dinë ta flasin, po nuk ua shkroi bossi apo familjari i tyre, përmes të cilëve edhe kanë ardhur në parlament, vetëm ta zënë një karrike qëndrojnë ulur si robotë, pa ditur ta flasin as edhe një fjalë të vetme në të mire të Atdheut.
Të tillët presin urdhërin nga bosat e tyre nga jashtë që t’i vërsulen ndonjë tenderi dhe t’i mbushin thasët me para. Vetëm kjo është arsyeja për të cilën ata ulen në karrike parlamentare dhe heshtin. Aq u bën për Kosovën!
Më e keqja e së keqes është se disa parti udhëhiqen nga njerëzit e paformuar kombëtarisht, të dyshuar, të paedukatë familjare e politike, siç janë udhëheqësit e të dy partive të mëdha – LDK-PDK, Lumiri dhe Memli.
Mjafton ta dëgjojmë diskutimin e të parit të partisë sime, Lumirit kur i drejtohet Kryeministrit:
“LIDHE QENIN KRYEMINISTËR LIDHE QENIN!”, të mbushet mendja se janë në sokakun e Kozhicës duke i bërtitur Qazimi Hasanit:” Lidhe qenin Hasan se po m’i turret fëmijëve!”
Paramendoni ju rugovistët e mi se kush e udhëheq partinë e Ibrahim Rugovës!!! Gjithashtu kryeboshi apo kopja e Polarit, i biri i Mulla Milazimit së bashku me “Kryeallgjukën e Drenicës”, Ganimeten dhe loparët e pronto mafisë që janë në parlament, kur t’i dëgjosh se si sillen, si shprehen në parlament, ta lënë përshtypjen se janë në çajtoret e Vushtrrisë
duke u përlarë ndërmjet vete për qenë: “Ma hëngri Bellovi Lisovin!”
Kjo i bie se kryebudallenjtë janë në krye të partive.
Sikur të kishim mundësi t’ua matnim fuqinë e trurit, një numër jo edhe aq i vogël i tyre, do të na dilnin trubosh. Disa nga këta, sigurisht se do t’i dërgonin në Shtime, disa në Bjeshkën e Rroshkodolit t’i ruajnë lopët e buallicat. Një pjesë tjetër nuk e meritojnë as si pastrues, me fshesë në dorë ta pastrojnë Parlamentin e lëre më të flasin për shqiptari.
Të tillët e kanë të kufizuar mendjen e tyre, mendje kjo që nuk del nga kufiri i moçalit të ndërtuar në imagjinatën e mendjes së tyre. E po, logjika nuk funksion fare te të tillët!
Ky soj i njerëzve janë të rrezikshëm, njësoj si tradhtarët! Budallenjtë i refuzojnë të gjitha këshillat e të tjerëve, ngase koncepti i tyre i ndërtuar prej budallait, sipas tyre është më se i përkryer…!