Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Parlamentit të Shqipërisë për të mos miratuar një rezolutë që njeh gjenocidin serb në Kosovë.
Ai akuzon qeverinë e Edi Ramës dhe Partinë Socialiste se, përmes këtij veprimi, kanë goditur rëndë imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë tradhtuar moralisht viktimat e luftës.
Sipas Gecit, kjo përfaqëson një shërbim të hapur ndaj interesave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë, duke lënë në hije sakrificën e popullit të Kosovës dhe qëndrimet e hershme të Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Edi Rama dhe socialistët i shërbyen Vuçiqit dhe Serbisë, duke goditur rëndë imazhin e UÇK-së – një tradhti morale ndaj viktimave të luftës dhe sakrificës së Kosovës.
Parlamenti i Shqipërisë votoi sot që: në Kosovë nuk ka pasur gjenocid serb!
Shërbim më të madh Vuçiçit dhe dëm më të madh imazhit të UÇK-së nuk mund të bënin.
Një kujtesë e hidhur për qëndrimet e qeverisë shqiptare ndaj Kosovës, nga thirrjet e Edi Ramës që nga vitit 1994 deri te përplasjet e sotme me Albin Kurtin.
Ndëgjoni këtë video dhe mësoni se çfarë kanë bërë socialistët e Shqipërisë dhe vetë Edi Rama për të mos e votuar rezolutën për gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës.
I njëjti Kristaç në vitin 1994, kishte bërë thirrje që të mos i jepej vota presidentit kosovar Sali Berisha.
Sot, kryeministri Rama dhe Partia Socialiste, alias Partia e Punës e Shqipërisë, veprojnë për inat të kryeministrit Albin Kurti.
Të tillë që e shajnë Albinin ka edhe në Kosovë; ata që flasin keq për të janë disa rrugaçë që nuk i afrohen Albin Kurtit as te këmbët.