Lajme

Geci: Sa të neveritshëm, të pa aftë e të gërditshëm – faleminderit që ekziston Kurti!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:18 / 10 January 2023

Fatos Geci, nipi i Gani Gacit, ka komentuar ish-figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë bërë bashkë sonte në Kleçkë në një ndejë solidarizuese më ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në këtë tubim janë bërë disa prej figurave kryesore të UÇK-së si Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Adem Grabovci, Zafir Berisha e të tjerë ushtarak të Ushtrisë Çlitimtare.

Geci përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar, Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës për egzistencës e tij, pasi që sipas Gecit nuk do ti lejoj t’i afrohen as te dera qeverisë.

“Sa herë i shoh komandantët-zhvatësit me çiftelia të mbledhur nëpër ODA, i them Zotit: Faleminderit që ekziston Albin Kurti i cili asnjëherë nuk ka me i leju t’i afrohen as derës së qeverisë këta analfabet fulsional. Uhhh… sa të neveritshëm të pa aftë e te gërditshëm për syrin e njeriut!”, ka shkruar ai.