3:23 / 3 January 2025
Është e lehtë të kuptosh se kush i premtoi Veriun e Kosovës Serbisë. Akoma më lehtë nëse je shqiptar dhe ke gjak shqiptari. Vota jote duhet të shkojë aty ku duhet – për të ndëshkuar me votë sot tradhtarët dhe për t’i sjellë para drejtësisë nesër, kur ne Gecët ta kemi pushtetin në dorë.
Ka ardhur koha që të vlerësojmë ata që e ndaluan ndarjen e Kosovës, duke i mbështetur me votën tonë.
Populli im i dashur dhe i respektuar, nëse dëshironi të nderoni banditët politikë, ata që i premtuan Serbisë Veriun e Kosovës për të përmbushur amanetin e Rankoviçit, votoni tradhtarët – dhe përgatituni të largoheni nga ky vend.
Ata që mbështetën sulmin terrorist të Banjskës, të orkestruar nga Rusia dhe Serbia, kanë emra! Ju i keni dëgjuar dhe i keni parë. Ata që ia hoqën fletarrestin Radojçiçit po ashtu kanë emra!
Populli duhet të zgjedhë me mençuri dhe vendosmëri: të ndëshkojmë tradhtarët dhe të mbështesim ata që mbrojnë Kosovën dhe dinjitetin e saj kombëtar!
Koha është tani. Vota juaj ka fuqinë të mbrojë të ardhmen e Kosovës.