7:47 / 16 July 2024
Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, feston sot (e martë) ditëlindjen.
I lindur më 16 korrik të vitit 1981 në Prishtinë, këngëtari ka mbushur plot 43 vite jetë.
Me rastin e ditës speciale, ai i ka bërë një dedikim vetes, në një postim të shpërndarë në Instagram.
“Jam lindur në zjarrin e demostratave të 81-tës; më janë forcuar kockat në vitet e rezistencës e luftes; jam formuar si njeri në tokën tonë të çliruar, ndërsa më vonë uroj të zbardhem e rrudhosem në paqe”, ka shkruar ai.