Lajme

Gerta reagon për Gjestit, G-Bani ia hedh gjitha gjërat personale në tokë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:35 / 14 January 2025

G-Bani ka vazhduar sërish të ofendojë, bulizoj e të kërcënojë hapur Gjestin.

Derisa ai hyri që të marrë jastëkun në dhomën e gjumit, Amber nisi duke bërtitur se pse hyre duhet të flesh në sallon, e në ato momente G-Bani nisi të ofendojë e bërtas.

Duke mos e lënë me kaq, ky i fundit e kërcënoi hapur duke i thënë se të ngreh në ajër.

E në diskutim e sipër, e vetmja që reagoi zëshëm për të mbrojtur Gjestin është Gerta, transmeton lajmi.net.

Ajo vazhdoi t’i bërtas G-Banit se pse vazhdimisht po i bën presion Gjestit.

E duke mos e duruar këtë kundërshtim, G-Bani më pas i hodhi të gjitha gjërat e Gertës në tokë.

Situata acaruese, denigruese e aspak të hijshme për t’u parë po shkaktohen vazhdimisht si nga G-Bani , Amber dhe Jozi.