Lajme

Gërvalla: Do të krijojmë kushte të barabarta për të gjithë njerëzit në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:00 / 7 October 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se qeveria nuk do të ndalet asnjëherë së krijuari kushte të barabarta për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook gjersa shpërndau një pjesë të një interviste për Radiotelevizionin slloven.

“Ne nuk do të ndalojmë së krijuari kushte të barabarta për të gjithë njerëzit në Kosovë, së çliruari njerëzit në veri të vendit tonë”.

E pyetur se a po mendon për qytetarët serbë, Gërvalla u përgjigj se pikërisht për ta.

“Pikërisht. Ne nuk do të ndalojmë së çliruari njerëzit, sidomos për popullsinë në veri të vendit tonë, nga bandat kriminale, të cilat për shumë vite me radhë kanë bërë që ata të izolohen dhe të mos kanë qasje në institucione”, u shpreh Gërvalla