Lajme

Gërvalla e akuzon Lajçakun: Banjska është dëshmia më e mirë që ka dështuar në dialog

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:04 / 19 January 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka akuzuar sërish të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, duke e quajtur si të dështuar, raporton Gazeta Sinjali.

Gërvalla tha se premtimet e Lajçakut karshi Kosovës s’kanë pasur vlerë as 24 orë derisa ai ka shkuar në Beograd.

“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati. Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, tha Gërvalla në televizionin publik.