Lajme

Gërvalla: Më vjen keq të zhgënjej ata që janë gëzuar shumë, s’ka përçarje me Osmanin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:30 / 19 June 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka mohuar se ka një përçarje të raporteve me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Gërvalla ka thënë se i vjen keq t’i zhgënjej të gjithë ata që kanë shpresuar se më në fund kanë arritur të fusin përçarje mes institucioneve.

“Më vjen keq të zhgënjej të gjithë ata që janë gëzuar shumë sepse kanë shpresuar se më në fund kanë arritur të fusin njëfarë përçarje mes institucioneve. Më duhet t’i zhgënjej sepse ne për shkak se nuk jemi lidhur për çështje private, por për shkak se secili nga përfaqësuesit e institucioneve sot në radhë të parë ka parasysh interesin e shtetit. Çështjet e tilla nuk janë të rëndësishme”, është shprehur ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në TËVË 1.

Më tej ajo i ka dhënë 100 për qind të drejt presidentes Osmani të mos pajtohet më secilin vendim të qeverisë.

Ndërsa ka theksuar se letra që ka dërguar për përshpejtimin e anëtarësimit në KiE nuk ka shkaktuar asnjë lloj krisje në raport me Osmanin.

“Presidentja ka të drejtë të mos pajtohet 100 për qind me gjithçka që bëjmë ne. Është e drejta e saj. Presidentja ka shumë të drejtë të mos pajtohet me letrën që kam dërguar unë e as me propozime të tjera, prandaj në një shtet ne i kryejmë punët tona bazuar në kompetencat që kemi. Asnjë lloj krisje. Krisjet supozohen në momentin që ne jemi mirë dhe në momentin që paska një kritikë të presidentes Osmani që kam dërguar unë për të përshpejtuar një proces të anëtarësimit në KiE”, ka shtuar ajo.