Lajme

Gërvalla, ndërkombëtarëve: Reagoni, dronët e konfiskuar dhanë dëshmi për përfshirjen e Serbisë në sulm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:14 / 2 October 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi Policia e Kosovës prezantoi pamjet e kapura nga dronët e terroristëve.

Duke komentuar pamjet të cilat të dielën i publikuan ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me drejtorin e Policisë, kryediplomatja tha se këto janë dëshmi për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmet kundër Republikës së Kosovës.

Sigurimi i pamjeve është mundësuar përmes dronëve të terroristëve të cilët i ka konfiskuar Policia e Kosovës.

”Dronët e sekuestruar nga grupi terrorist kanë dhënë dëshmi të tjera për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmet kundër Republikës së Kosovës“, ka shkruar Gërvalla.

Pamjet me dron zbulojnë se grupi terrorist u trajnua në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, si dhe në bazën e Kopaonikut. Është evidente se sulmet janë orkestruar me mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, ka shtuar Gërvalla.

Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të përballet me pasoja. Vetëm sinjalet e qarta kundër regjimit të Vuçiqit do të ndalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar tutje Gërvalla në platformën X.