Lajme

Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:52 / 30 April 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se në tre vitet e fundit, Qeveria e Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në përmirësimin e sundimit të ligjit.

Gërvalla gjatë takimit ministror të BE-së në Bruksel, tha se Qeveria e Kosovës është në krye të luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kemi nisur reforma ligjore të rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit dhe kemi përparuar në përmirësimin e kapaciteteve të agjencive tona të sundimit të ligjit për të përballuar sfidat në terren”, deklaroi Donika Gërvalla.