Lajme

Gërvalla: Nuk kanë të drejtë morale, as Limaj për kryeparlamentar, as LDK të propozojë gjëra

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:08 / 17 June 2025

Numra s’ka, s’ka as gajle.

Donika Gërvalla e Vetëvendosjes në një intevistë te Çim Peka tha se “i kemi votat për qeveri” dhe kaq.

Se pse nuk i kanë votat për Albulena Haxhiun, nuk pati përgjigje.

Por, se “kemi biseduar me deputet të ndryshëm” që për qeveri votojnë.

E pse votojnë, sipas saj, është se s’ka alterantivë tjetër për ta sepse ose Albin Kurti të udhëheq qeverinë “ose zgjedhje të reja”.

Në këtë fazë, tha ajo, “bllokojnë sepse në këtë fazë nuk dëmtohen”.

“Sepse vota për qeveri jepet vetëm njëherë”, tha ajo faktualisht gabim – duke mos e llogaritur se mandatari në rast të dështimit të partisë së parë mund t’i jepet edhe të dytit që arrinë të krijojë shumicë parlamentare.

Për votat e Nismas dhe kushtëzimin e tyre që Fatmir Limaj të jetë kryeparlamentar, Gërvalla tha se “nuk ka të drejtë morale” të ketë kërkesë të tillë. “Sepse 3 deputetë”.

“Ne pazare nuk bëjmë”, tha ajo.

Gërvalla për termin “hajvanë” dhe “hajvanat” të Albin Kurtit natën e zgjedjeve, pretendoi se i është referuar “vetëm një aktivisti të LDK-së” .

“Nuk është e vërtetë që e ka quajtur opozitën hajvanë, i është drejtuar një personi”.

Me PDK-në ajo tha se Vetëvendosja nuk hyn në koalicon – dhe aq më pak që ajo të ketë “qasje në financa të shtetit”.

“AAK bie poshtë me Ramush Haradinaj që ‘Albin Kurti është njeri i Serbsisë dhe Rusisë’ dhe PDK e cila gjatë këtij katërvjeçari nuk duhet as t’i vijë afër pushtetit”, tha Gërvalla.

Për LDK-në, tha ajo, ka dalë e treta në zgjedhje “dhe nuk ka të drejtë as morale as politike të bëjë propozime”.

Enter tema e Serbisë

Pyetur se pse veç me ish-UÇK’në nuk hynë në koalicion, u kthye te tema e Serbisë dhe veriut.

“PDK-ja mund të vesh anti-plumb, megjithatë”, komentoi Çim Peka për një koalicion të mundshëm LVV-PDK në mundësinë e tensioneve në veri.

Por, Gërvalla tha se “e kemi ushtrinë” dhe Serbia s’mund të sulmojë.

“Një gjë ua them ndërkombëtarëve. Që në Kosovë nëse Sebria na sulmon, dhe nëse Serbia mendon që mund të pushtojë territore, të jeni të sigurt që ne e mbrojmë vendin”.

“E ka marrë një mësin bota perëndimore nga Ukraina, se si një popull më i vogël por me një shpirt liridashës i bën ballë superfuqisë. Ne nuk provokojmë, por shtrijmë ligjin në territorin tonë. Ka kaluar koha kur mund të sulmoje Kosovën, t’i gjeje qytetarët të pambrojtur, dhe të silleshe me ta sipas qefit:”